LAJMI I FUNDIT:

Regjistri Qendror: Në muajin prill janë fshirë 11.000 ndërmarrje

Regjistri Qendror: Në muajin prill janë fshirë 11.000 ndërmarrje

11.000 ndërmarrje janë gjetur në listën e ndërmarrjeve të fshira gjatë muajit prill të vitit 2016 të Regjistrit Qendror, njofton Portalb.

Ashtu siç njoftojnë nga QR-ja, fshirja bëhet për shkak se deri më 31.12.2014 subjektet juridike nuk kanë parashtruar llogari vjetore deri në Regjistrin Qendror për biznes në vitin 2013 ose nuk kanë parashtruar kërkesë për regjistrim të adresës në kutinë postare elektronike për pranim në formë të shkruar në bazë të nenit 21 të ligjit për sistemin një-sportelial dhe për udhëheqjen e regjistrit të vetëm tregtar dhe regjistrit të personave tjerë juridik.


Procedura e fshirjes nga regjistri, sipas tyre, po zbatohet sipas ligjit për kompani edhe atë sipas nenit, 552-a dhe 552-b.

Në afat prej 30 ditëve pas plotësimit të kushteve për fshirjen e subjektit deaktiv, Regjistri Qendror i Maqedonisë është i obliguar që ta publikojë atë në kumtesë në ueb-faqen e saj zyrtare dhe ta zbatojë procedurën e fshirjes.

Listën e plotë të subjekteve të fshira mund ta gjeni këtu: Regjistri Qendror

Sipas të dhënave që i ka publikuar Regjistri Qendror, në muajin mars, janë fshirë rreth 10.00- ndërmarrje, ndërkaq gjatë muajit shkurt QR-ja ka fshirë 6.000 subjekte juridike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori