LAJMI I FUNDIT:

Regjistrimi në veri, i rëndësishëm

Regjistrimi në veri, i rëndësishëm

Kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie, Zenun Pajaziti, ka thënë se çdo vonesë e aprovimit të projektligjit që ka të bëjë me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomitë familjare në veri do ta vështirësonte mbajtjen e këtij procesi këtë vit.

Ai ka thënë se qytetarët e komunitetit serb në komunat e veriut duhet t’i përgjigjen regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare.

Në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, Pajaziti ka thënë se është me rëndësi ta kemi një regjistrim zyrtar për gjithë territorin e Republikës së Kosovës, për faktin se herën e kaluar, për shkak të politizimit dhe ndërhyrjes së Beogradit, shumica e serbëve dhe komunave me shumicë serbe nuk u përfshinë në këtë proces.

Pajaziti ka bërë me dije se në seancën e fundit të Kuvendit ka kërkuar të procedohet më shpejt projektligji për regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare për komunat që nuk morën pjesë në regjistrimin e kaluar.

Ai ka thënë se për këtë kërkesë të tij kishte edhe arsye.

“Arsyeja ishte se edhe Bashkimi Evropian e kishte planifikuar një mbështetje për këtë vit dhe çdo vonesë e aprovimit të ligjit do ta vështirësonte mbajtjen e regjistrimit këtë vit”, ka thënë ai.

Pajaziti ka thënë se qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, si zakonisht, po manipulohen nga Beogradi dhe kanë refuzuar të përfshihen në regjistrim.

Ai shpreson në bashkëpunimin e tyre në mënyrë që të përfundojë regjistrimi edhe në komunat e veriut.

“Shpresoj se ata do të marrin pjesë edhe në regjistrimin e popullsisë dhe në të gjitha proceset e tjera për faktin se do ta përmirësonte kualitetin e jetës së tyre. Duhet të dimë kush jeton, sa jetojnë, si jetojnë dhe sa kanë pasuri etj. të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim. Në të kundërtën, nuk mund as ta planifikojmë mirë zhvillimin e komunave në vendin tonë”, ka thënë Pajaziti.

Ai ka thënë se me këtë veprim, për të mos iu përgjigjur regjistrimit të popullsisë, komuniteti serb nuk mund ta ndryshojë realitetin e ri të Kosovës. “Sa i përket sovranitetit të territorit të vendit tonë, as ky veprim e as ndonjë veprim tjetër nuk do të mund ta ndryshojë realitetin e shtetësisë tonë të vulosur nga shtetet dhe institucionet e rëndësishme ndërkombëtare”, ka deklaruar Pajaziti.

Deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti, ka thënë se propozimi i tij në seancën e fundit të Kuvendit u keqkuptua nga disa kolegë deputetë. “Fatkeqësisht ndodhi të transmetohej krejt ndryshe, meqë deputetët nuk e kishin pasur mundësinë ta kenë materialin me kohë. Dhe gjithsesi ishte për keqardhje prezantimi me një kuptim krejtësisht të gabuar. Doli sikur ky ligj po e legjitimon ndarjen etj. Pastaj nuk ishte askush nga sponsori, Qeveria, që ta prezantonte dhe sqaronte ligjin, por edhe gjithë procesin, prandaj debati u devijua krejtësisht. Pastaj në medie doli interesant ky tregim. Shumë njerëz më kërkuan sqarime për atë që paraqita në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Pajaziti.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori