LAJMI I FUNDIT:

Rënia e dhëmbëve dhe sëmundjet e zemrës

Rënia e dhëmbëve dhe sëmundjet e zemrës

Studimi i shkencëtarëve suedezë nga Universiteti i Upsalës ka lidhur rënien e dhëmbëve me praninë e një vargu të faktorëve të rrezikut për sëmundje të zemrës.

Është zbuluar se te personat e rritur, të cilëve u bien dhëmbët dukshëm më e madhe ka qenë shpeshtësia e diabetit, mbi peshës, shtypjes së lartë të gjakut dhe konsumimit të duhanit.

Në studim janë përdorur të dhënat e gati 16 mijë personave nga 39 shtete, transmeton Telegrafi.

Është vërtetuar gjithashtu që reduktimi i numrit të dhëmbëve të mbetur është i lidhur me rritjen proporcionale të nivelit të enzimës së dëmshme, e cila nxit inflamacione dhe arterosklerozë.

Përveç këtyre, rënia e dhëmbëve ka qenë në korrelacion me rritjen e nivelit të të ashtuquajturës kolesterinë e keqe dhe sheqerit në gjak.

Ka edhe faktorë të tjerë që mund të të çojnë drejt sëmundjeve. Ata mund të jenë mungesa e një higjiene orale të mirë, mjekimet që dëmtojnë sistemin imunitar, infeksionet virale, stresi, diabeti që nuk mbahet dot nën kontroll, konsumimi me tepri i alkoolit, duhani dhe ndryshimet hormonale nga shtatzënia.

Si ta kuptosh nëse e ke këtë sëmundje? Ndoshta ke vënë re te vetja disa nga shenjat e përmendura në këtë artikull. Nëse po, mund të jetë e mençur të konsultohesh me një dentist të aftë që mund të vlerësojë gjendjen e dhëmbëve të tu. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori