LAJMI I FUNDIT:

Reprezentuesi shqiptar dërgon Gatuson në “Play Off”

Reprezentuesi shqiptar dërgon Gatuson në “Play Off”

Piza u ndesh sot me Lupa Romën në ndeshjen e parafundit të sezonit të rregullt në Lega Pro dhe kërkonte një fitore për të siguruar vendin e dytë, që vlen shumë në fazën play-off.

Fitorja u arrit, pa ndonjë sforcim të madh, me një gol të Edgar Çanit, i cili në minutën e 42-të firmosi suksesin 1-0 për skuadrën e drejtuar nga i famshmi Genaro Gatusso.


Ishte goli i pestë sezonal për Çanin, që këtë vit ka pasur rritje të vazhdueshme dhe është shpresa e madhe e Pizës në play-off.

Sfida e javës së ardhshme tashmë nuk ka më vlerë dhe Piza do të ruajë forcat për ndeshjet vendimtare për ngjitje në Serinë B.