LAJMI I FUNDIT:

Rexhepi: Delli ma ka dërguar një letër…! (E plotësuar)

Rexhepi: Delli ma ka dërguar një letër…! (E plotësuar)

E paralajmëruar qysh dje, konferenca e sotme për shtyp e ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi, nuk ka sjellë asgjë të re për opinionin publik. Ai vetëm ka ripërsëritur atë që dje e kanë thënë zëvendëskryeministri Kuçi dhe ministrja e Integrimeve Evropiane Çitaku, duke e arsyetuar moslejimin e vizitës së presidentit serb Tomisllv Nikolic me vendosjen e reciprocitetit.

Ai foli edhe për skandalin e pasaportave, por nuk pranoi të komentojë deklarimet e zyrtarit të lartë të MPB-së, Besnik Berisha, dhënë në emisionin Interaktiv të KTV-së, i cili është pezulluar dy ditë më parë pikërisht nga ministri i Brendshëm.

Rexhepi tha që është e vërtetë se ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, i kishte dërguar letër.

Por, në këtë letër ministri Rexhepi ka sqaruar se ambasadori Dell vetëm i kishte treguar për një kompani e cila ishte ofertuesi më i mirë, transmeton koha.net.

Rexhepi tha se ai nuk di se ku kanë shkuar 1.4 milion eurot e destinuara për prodhimin e pasaportave biometrike, por premtoi se dhënia e pasaportave për qytetarët nuk do të ndërpritet. /Telegrafi/


Rexhepi: Moslejimi i vizitës së Nikolicit – reciprocitet

Ministri i punëve të brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi, tha se refuzimi i lejes për vizitën e presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic, në Kosovë, është çështje e “reciprocitetit”.

“Është reciprocitet, sepse derisa zyrtarëve të lartë të shtetit të Kosovës iu ndalohet vizita në Serbi, as ne nuk do të lejojmë që zyrtarët serbë ta vizitojnë Kosovën”, tha sot ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi, gjatë një konference për gazetarë në Prishtinë, transmeton REL.

Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX, mbrëmë tha se nuk është pjesë e procesit të vendosjes se kujt i lejohet dhe kujt nuk i lejohet të hyjë në Kosovë. Ndërsa, Nikolic deklaroi për mediat serbe se nuk do të shkoj për Krishtlindjet Ortodokse në Kosovë, pasi nuk dëshiron që Prishtina të vendos se a do të shkoj apo jo ai në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori