0Shares

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi i ka mohuar akuzat se nuk është i gatshëm të raportojë para anëtarëve të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së të Kuvendit të Kosovës. Në një prononcim për Telegrafin, ministri Rexhepi ka thënë se në ministri i ka të protokolluara të gjitha rastet kur ka raportuar rreth çështjeve të sigurisë në vend.

“Kërkesa ka ardhur me vonesë. Ndërkohë unë do ta përgatis raportin për situatën e sigurisë dhe do të raportoj”, ka thënë ministri Rexhepi.

Në mbledhjen e Komisionit të mbajtur sot, kryetari i këtij Komisioni, Ahmet Isufi i AAK-së dhe nënkryetari nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, kanë thënë se ministri Rexhepi nuk ka qenë i gatshëm që t’i përgjigjet ftesës për të raportuar për situatën në veri të vendit, ku janë shpeshtuar sulmet dhe shpërthimet.

Ndërkohë, Komisioni i ka bërë kërkesë zyrtare EULEX-it për të raportuar për gjendjen në veri. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)