LAJMI I FUNDIT:

Rezervoni hapësirën në Panairin “MEDIKOS”

Rezervoni hapësirën në Panairin “MEDIKOS”

CEO ju fton të rezervoni hapësirën ekspozuese në panairin “MEDIKOS” që do të mbahet më 20-22 tetor 2016 në Prishtinë, duke u bërë pjesë e eventit të vetëm të këtij lloji në rajon. Në edicionin e saj të 9, MEDIKOS vazhdon të jetë platforma e përsosur e krijimit të rrjetit, të bërit biznes dhe zbulimit të risive të fundit të industrisë.

Panairi Ndërkombëtar i Mjekësisë, Stomatologjisë dhe Farmaceutikës “MEDIKOS” është zhvilluar masivisht përgjatë viteve, duke u bërë pikë kyçe e takimit profesional të Industrisë Shëndetësore dhe si çdo herë tjetër, do të ofrojë një ambient kreativ, të përditësuar dhe një mjedis me cilësi të veçanta për të pranishmit e bizneseve mjekësore.

Pse të bëhemi pjesë e “MEDIKOS 2016”:

• Krijimi i një partneriteti afatgjatë me biznese dhe institucione vendore e ndërkombëtare
• Marketing dhe shitje direkte para mijëra vizitorëve/blerësve potencial
• B2C dhe mundësi takimesh B2B dhe B2G
• Promovimi i produkteve/shërbimeve tuaja në regjionin e Ballkanit
• Promovim përmes mediave si dhe përmes katalogut, i cili shpërndahet falas
• Mundësi rekrutimi të agjentëve dhe distributorëve
• Këmbim i praktikave e performancave dhe skanim tregu
• Ngjarje te ndryshme informative dhe profesionale si: seminare, punëtori e konferenca nga ekspertë shkencor dhe profesionistë të fushës së mjekësisë

Meqë panairi “MEDIKOS” mbahet gjatë muajit tetor, i cili gjithashtu është edhe muaji i vetëdijesimit të Kancerit në Gji, CEO ka vendosur të dedikoj një pjesë të ngjarjes për të rritur vetëdijesimin për këtë temë, sikurse të ofroj edhe ekzaminime falas ( mamogram ), këshillime dhe informim lidhur me temën.

CEO është siguruar përsëri të ofrojë punëtori të specializuara dhe diskutime të thella, ku do të marrin pjesë folës nga të gjitha fushat e mjekësisë, nga vendi dhe rajoni, për të diskutuar mbi përvojat e tyre të fundit dhe mbi tema relevante të cilat po zhvillohen në Industrinë e Shëndetësisë.

Programi ekspozues:

Fizioterapi, ortopedi, pajisje diagnostifikuese, teknologji dhe pajisje laboratorike, teknologji rëntgenologjike, pajisje elektro-mjekësore, pajisje për emergjencë, teknologji laserike, stomatologji – pajisje dhe teknologji dentare, ortodonci, protetikë, produkte farmaceutike, inventar për spitale dhe klinika, artikuj shpenzues medicinal, gardërobë dhe rekuizita mjekësore, shoqata dhe asociacione mjekësore, institucione edukative shëndetësore, qendra rehabilituese dhe turizëm mjekësor, etj. /Telegrafi/