LAJMI I FUNDIT:

Rezultati i garave të nxënësve të Prishtinës, jo i kënaqshëm

Rezultati i garave të nxënësve të Prishtinës, jo i kënaqshëm

Komuna e Prishtinës i ka organizuar garat vjetore në disa fusha të ndryshme për nxënësit e arsimit parauniversitare, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë në përgjithësi, identifikimin e talentëve të rinj, etj.

Edhe sivjet, garat janë zhvilluar në disa fusha si matematikë, fizikë, kimi, biologji etj.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Ngavci, ka thënë se tashmë nxënësit fitues në këto garat po e përfaqësojnë edhe Kosovën në gara ndërkombëtare.

“Sivjet kemi organizuar gara në nivel komunal pothuajse në të gjitha fushat dhe në nivele të ndryshme. Kemi organizuar edhe sivjet në bashkëpunim me shoqatën e matematikanëve të Kosovës, olimpiadën e matematikës dhe është i treti vit që nxënësit e komunës së Prishtinës përfaqësohen me shumë sukses dhe përfaqësojnë Republikën e Kosovës në garat ndërkombëtare. Për herë të parë në bashkëpunim me shoqatën e kimistëve është mbajt olimpiada kombëtare e Kosovës në kimi pastaj garat për shkencëtarin e ri të cilat janë organizuar në kujdesin dhe organizimin e plotë të drejtorisë sonë, garat për esenë më të mirë, eseja më e mirë kundër korrupsionit që ka qenë në bashkëpunim me UNDP-në pastaj janë mbajt edhe garat në të ndryshme në pikturë në fushën e arteve kryesisht, këto janë mbajtur për nxënësit e shkollës së mes të lartë ndërsa në këtë muaj kemi organizuar edhe gara për nxënësit e shkollave të mesme të ulëta, gjegjësisht për nxënësit e klasave të nënta të cilat kanë qenë në tetë fusha do me thënë në lëndën e matematikës, në gjuhë shqipe, në gjuhë angleze, në shkenca e kështu me radhë”, tha Nagavci.

Mirëpo, drejtoresha Nagavci shtoi se thënë se rezultatet që janë dalë nga kjo garë lënë edhe shumë për të dëshiruar.

Po ashtu, Nagavci është shprehur se rezultatet që kanë dalë nga garat nuk përkojnë me ato të shkollave.

Komuna e Prishtinës tash e disa vjet e ka filluar organizimin e garave për nxënës të shkollave parauniversitare në kryeqytet të cilat tashmë janë shndërruar në gara tradicionale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori