LAJMI I FUNDIT:

Riatdhesimi ndër kriteret kryesore për liberalizimin e vizave

Riatdhesimi ndër kriteret kryesore për liberalizimin e vizave

Riatdhesimi dhe riintegrimi janë ndër kriteret kryesore të liberalizimit të vizave. Prandaj Qeveria e Republikës së Kosovës e ka marrë shumë seriozisht këtë proces, duke ngritur mekanizmat shtetëror për riintegrimin e personave të riatdhesuar. Kështu tha Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi me rastin e fillimit të projektit të binjakëzimit në menaxhimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të ripranimit dhe riintegrimit të qëndrueshëm të personave të riatdhesuar.

Po ashtu, nga të pranishmit u vlerësua se ky projekt dyvjeçar prej 1.5 milion eurosh, i financuar nga BE-ja do të ndihmojë në krijimin e sistemit të administrimit dhe menaxhimit të migrimit dhe sigurimin e masave socio-ekonomike për individët dhe familjet e kthyera.

Ministri Rexhepi edhe një herë shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës, por edhe të ministrisë që ai drejton për ofrimin e ndihmës për të gjithë të riatdhesuarit në Kosovë.


“Qeveria e Republikës së Kosovës e ka marrë shumë seriozisht këtë proces dhe ka ndërtuar mekanizmat shtetëror për riintegrimin e personave të riatdhesuar. Kemi ngrit nivelin e organizimit në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjithashtu kemi nda fonde milionëshe në vitet e fundit në këtë proces. Kurse tash jemi në fazën e ndryshimit të rregullores së riintegrimit në mënyrë që shërbimet e ofruar të jenë sa më afër qytetarëve tanë në komunat ku do të sistemohen”, ka thënë ai.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismajli, ka thënë se deri më tani me sukses i kanë përballuar sfidat që kanë të bëjnë me të riatdhesuarit dhe të riintegruarit, mirëpo ka kërkuar ndihmë edhe nga Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Evropian për të realizuar me sukses projektin e riatdhesimit, në mënyrë që të gjithë të kthyerit në Kosovës të riintegrohen në shoqërinë kosovare.

Shefi i Operacioneve në Zyrën e Komisionit Evropian në Kosovë, Christof Stock, ka vlerësuar si pozitive angazhimin e Qeverisë së Kosovës, në riatdhesimin dhe riintegrimin e personave që janë kthyer nga shtetet e ndryshme në Kosovë. Ai edhe një herë përsëriti se njëra ndër kriteret kryesore për liberalizimin e vizave është edhe ky projekt.

Projekti Fuqizimi i Riatdhesimit dhe Riintegrimit të qëndrueshëm në Kosovë, do të mbështesë komunat në projektimin dhe ofrimin e shërbimeve të riintegrimit në përputhje me legjislacionin, strategjinë kombëtare dhe barazinë përmes trajnimeve. Një detyrë e rëndësishme e projektit është edhe përmirësimi si i vetëdijesimit të përgjithshëm publik, ashtu edhe atij të të kthyerve lidhur me kthimin, riatdhesimin dhe riintegrimin.

Ky projekt do të menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe do të implementohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me autoritetet kosovare dhe me autoritetet finlandeze si dhe ato hungareze.

Ndryshe, mësohet se brenda një viti rreth 2 mijë persona riatdhesohen në Kosovë nga shtete të BE-së si rezultat i marrëveshjeve bilaterale të ripranimit në mes shteteve anëtare individuale Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori