LAJMI I FUNDIT:

Ribery: E kemi ditur se kemi sulmues të rrezikshëm

Ribery: E kemi ditur se kemi sulmues të rrezikshëm

Ylli i Bayern Munichut, Franck Ribery, ka thënë se Bavarezët e kanë ditur se kanë sulmues të cilët mund t’i shkaktojnë probleme Barcelonës, pas fitores shokuese 4-0 ndaj tyre në ndeshjen e parë gjysmë-finale të Ligës së Kampionëve.

“Për ta marrë një rezultat të tillë e kemi ditur se duhet të vrapojmë shumë si ekip”, tha pas ndeshjes francezi për Canal +.

“Përveç kësaj, e kemi ditur se kemi sulmues që mund të shënojnë. Ne jemi shumë të lumtur. Kjo ishte një ndeshje tjetër për t’u luajtur, por mendoj se luajtëm mirë sonte”, përfundoi Ribery. /Telegrafi/