LAJMI I FUNDIT:

Ribery: Jam riaftësuar, dua të luaj

Ribery: Jam riaftësuar, dua të luaj

Anësori i Bayern Munichut, Franck Ribery, është shprehur se dëshiron të luajë ndaj Atletico Madridit të martën duke sqaruar se është rikuperuar nga problemet shëndetësore që ka pasur me shpinën.

“Unë jam gati për të luajtur në këtë ndeshje, pasi jam rikuperuar plotësisht nga dëmtimi”, ka thënë francezi duke dhënë një mesazh për trajnerin Pep Guardiola, i cili e aktivizoi si zëvendësues në ndeshjen e parë në Madrid, transmeton AFP.


33-vjeçari mungoi të shtunën në ndeshjen e kampionatit ndaj Monchengladbach (1-1), pasi nuk ishte i gatshëm plotësisht, është shprehur trajneri katalan.

Pasi një viti pothuajse inaktiv, Ribery ka luajtur në 18 ndeshje këtë sezon, përfshirë gjashtë në Ligen e Kampionëve.