Qeveria e udhëhequr prej Isa Mustafës po shkon drejt riformatimit. Ende askush s’ka përmendur emrat e ministrave që do të shkarkohen. S’dihen as emrat e atyre do të bëhen pjesë e Qeverisë PDK-LDK. Dy partnerët e koalicionit po kërkojnë që ndryshimet në Qeveri të ndodhin. Kërkesë të njëjtë kanë edhe amerikanët.
Nënkryetari i PDK’së, Arsim Bajrami kishte pasur fatin e keq në prill të vitit 2010, kur ishte shkarkuar nga pozita e Ministrit të Administratës Publike. Atë kohë, vendimin e kishte marrë Kryeministri Hashim Thaçi. Në Qeverinë e parë të pasluftës ndërmjet PDK-së e LDK-së, ishin shkarkuar edhe Nekibe Kelmendi e Zenun Pajaziti.
Të dy partitë, përsëri, e kanë riaktualizuar idenë e ndryshimeve në Qeveri.
Por, a do ta ketë Arsim Bajrami përsëri fatin e njëjtë si në vitin 2010?
Askush në PDK e LDK nuk japin përgjigje. Refuzojnë të japin emrat e Ministrave që do të shkarkohen, por vetëm theksojnë se rifotmatimi duhet të ndodhë.
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka thënë se kanë kërkuar edhe më herët që të ketë ndryshime në Qeveri dhe të largohen disa ministra.
“Nuk dëshiroj që të lëshohem në të tilla deklarata, sepse unë i vlerësoj institucionet. Por riformatimi duhet të ndodhë”, ka thënë Veliu.
“Për ri formatimin e Qeverisë, ne si LDK kemi biseduar dhe më parë. Por këto janë çështje që duhet diskutuar nga nivelet qendrore. Ne presim që Qeveria do ta shtrojë në diskutim këtë çështje”, ka shtuar ai.
Nevoja për ri formatimin e Qeverisë është shtruar edhe nga ana e zyrtarëve shtetërorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Madje vet ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie, në takimin e mbajtur të premten i ka kërkuar kreut të Kuvendit, Kadri Veselit, që të bëhen ndryshime në Qeverinë e udhëhequr nga PDK e LDK.
Shefi i ri i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti i cili e kishte përjetuar vet shkarkimin në vitin 2010 kur ishte pjesë e Qeverisë refuzon të flas për planet aktuale të PDK-së. Arsyetohet se është i zënë me familje.
Madje, nuk flet as për kërkesën e amerikanëve drejtuar Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për ndryshimet në Qeveri.
“Nuk jam i interesuar që t’i komentoj deklaratat e Veselit, jam me familje”, i ka thënë shkurt gazetës, Pajaziti.
E ndërkohë në takimin e djeshëm me ambasadorin amerikan, nevojën për ri formatimin e Qeverisë, e ka shtuar edhe kryeparlamentari Veseli i cili ka theksuar se reformat në Qeveri duhet të fokusohen në reforma ekonomike, për të hapur perspektivë më të madhe të zhvillimit ekonomik të vendit.
Dy partitë në pushtet kanë paralajmëruar ndryshime në Qeveri. Kanë premtuar, po ashtu, edhe zvogëlimin e Ministrive.
Aktualisht, Ministria e Integrimeve dhe ajo e Ambientit janë pa Ministra, pasi Bekim Çollaku ka shkuar në Presidencë e Ferid Agani po ballafaqohet me akuza për kohën sa ishte në Ministrinë e Shëndetësisë./Express/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pendarovski: Duhet të kontrollohet pasuria e gjykatësve, prokurorëve dhe politikanëve në 30 vitet e fundit
Kamberi: Rreth 14 të rinj nga Bunajovci janë ndaluar sot nga autoritetet serbe
MPB: Serbia ka ndaluar sot 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë nuk janë liruar ende
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Ndalimi i kosovarëve në Serbi, Gërvalla: Vuçiqi nisi t’i jetësojë kërcënimet pas votimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE
"Zyrtarja e Policisë së Kosovës ende është duke u intervistuar nga policia serbe", flet pasagjeri i autobusit "Bici Com" që po mbahet në kufirin Serbi-Hungari
Kërkesë për interpelancë në parlamentin e Zvicrës për Kosovën - këto janë pikat që pritet të diskutohen
Bujar Osmani: Kam më shumë informacione mbi Banjskën, do ta informoj Qeverinë
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës dërgohet në Rashkë, Qalaj: BIA serbe do t’i bëjë presion për informata sekrete
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE