LAJMI I FUNDIT:

Rike i përket komunitetit rom

Rike i përket komunitetit rom

Torosi i “BB4” është konsideruar gjithmonë si udhërrëfyesi i personazheve të këtij shou, pasi ata dalin nga loja e “Big Brother”. Si një pasionant i spektakleve, ai i ndjek pasuesit e tij me përpikëri për të dhënë gjithmonë në media mendimin personal për atë që ia vlen të veçohet nga të tjerët.

Në këtë rast është Rike Roçi në fokusin e tij, edhe për faktin se origjina e të dyve është nga Durrësi, dhe pastaj jeta që kanë bërë në Itali. Mirëpo, Toros këtë herë zbulon një sekret të 26-vjeçares – faktin që Rike është një vajzë që i përket komunitetit rom.

Larg çdo paragjykimi dhe qëndrimi negativist ndaj pakicave në Shqipëri, Toros në një intervistë për Panorama Plus mban anën e saj, për të treguar se një vajzë si Rike me pamjen dhe personalitetin e saj i ka tejkaluar të gjithë stereotipat duke u pëlqyer nga shumë njerëz, pavarësisht ngjyrës së saj të lëkurës.


“Më pëlqen që Durrësi përfaqësohet nga një vajzë si Rike që i përket një komuniteti shumë të respektuar dhe punëtor në Durrës, që është komuniteti rom. Dikush mund edhe të çuditet nga ky sekret i saj, por Rike nuk ka asgjë për të mbajtur të fshehtë në këtë aspekt dhe duhet të jetë krenare, pasi ka arritur që me sharmin e saj dhe gërshetimin e ngjyrave të lëkurës e syve të zbukurojë ekranin e ‘Big Brother’”.

“Rike vjen nga një familje e thjeshtë durrsake, dhe jeta në Itali e ka bërë të hedhë pas krahëve komplekset dhe të krijojë identitetin e një femre që mund t’ia dalë vetë. Marr shkas të mbështes Riken, për arsye se kam njohur njerëz të këtij komuniteti në Durrës që janë shumë të respektuar, punëtorë dhe të dashur”, është shprehur Toros. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Si ia bën? Ke tre muaj pa bërë gjë”, përgjigjja “perlë” e Julit ndaj Eglës

“Si ia bën? Ke tre muaj pa bërë gjë”, përgjigjja “perlë” e Julit ndaj Eglës

Magazina
Kalo në kategori