LAJMI I FUNDIT:

RIM gati me modelet e reja në BlackBerry 10?

RIM gati me modelet e reja në BlackBerry 10?

Së shpejti, prodhuesi i famshëm kanadez - RIM do të lansojë versionin e ri të sistemit të saj operativ, BlackBerry 10, dhe pritet që bashkë me platformën e re mobile kompania të prezantojë edhe modele të reja të telefonave të mençur mobil.

Njëri prej modeleve të reja të telefonave BlackBerry do të vijë me tastierën fizike QWERTY, të ngjashme me atë të BlackBerry Curve, ndërsa modeli tjetër i telefonit do të jetë me ekran të plotë të ndjeshëm në prekje, dhe i njëjti do të jetë pjesë e linjës së re të telefonave BlackBerry L-Series, ku shkronja L është shkurtesa e parë për London.

Fotografia e postuar më lart ishtë vendosur në uebfaqen zyrtare të RIM, dhe nga pamja e parë duket se kompania dëshiron që pjesërisht të prezantojë modelin e ri të telefonit BlackBerry 10 L.


Gjatë javës së ardhshme pritet që RIM të lansojë karakteristikat e plota të dy modeleve të reja të telefonave në BlackBerry 10 OS. / Telegrafi /