LAJMI I FUNDIT:

Rimbursimi i kuponëve do të ndryshojë

Rimbursimi i kuponëve do të ndryshojë

Rimbursimi i kuponëve tatimorë për qytetarët e Kosovës do të ndryshojë. Kështu thanë zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës, të cilët kanë sqaruar se ende nuk kanë vendosur se si do të jetë ky ndryshim.

Kryetari i organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, ka thënë për RTK-në se ky ndryshim është tallje me qytetarët e Kosovës.