LAJMI I FUNDIT:

Rinesa kërkon lirimin e babait të saj nga burgu i Manastirit

Rinesa kërkon lirimin e babait të saj nga burgu i Manastirit

Vajza e të burgosurit Ardian Bujarit në rastin Kumanova, Rinesa, kërkon nga drejtësia Maqedonase t’ia lirojnë babanë.

Këtë ajo e ka shprehur edhe më anë të një fotografie, ku Telegrafi e ka siguruar nga familjarët e Ardian Bujarit.

Mbi të është e shkruar “Nesa kërkon lirinë e babit”.

Sipas familjarëve, Ardian Bujari qëndron i vetëm në qelinë e burgut të Manastirit, përderisa shokët e tij të burgosur gjenden në qelitë e tjera.

Ardian Bujari është i lindur me 16 dhjetorë 1975 në Duhël të Suharekës.

Ai gjithashtu ka marrë pjesë në luftën e parë në Maqedoni, Preshevë por edhe në Kosovë.

Në rastin e Kumanovës është i përshirë një grup nga Kosova, i cili gjatë 9 dhe 10 majit të vitit 2015, në Lagjen e Trimave në Kumanovë, u përleshën me forcat e policisë së Maqedonisë.

Përleshjet përfunduan me vrasjen e 8 policëve dhe 10 pjesëtarëve të grupit të armatosur.

Me këtë rast janë arrestuar 29 persona të përfshirë në konflikt, të cilët ende mbahen në burgun e Manastirit, në Maqedoni. /Telegrafi/

3

2

1

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori