LAJMI I FUNDIT:

Ripërpunimi i këngëve, trendi më i ri në estradën shqiptare (Video)

Ripërpunimi i këngëve, trendi më i ri në estradën shqiptare (Video)

Sezona e verës ka qenë e mbushur me projekte muzikore të publikuara nga artistët shqiptarë, pasi dihet tashmë që vera është një nga stinët më të angazhuara, por ata nuk po ndalen, pasi vazhdimisht kemi prurje të reja nga artistët shqiptarë.

Megjithatë një gjë e çuditshme është vërejtur së fundmi në tregun tonë muzikor. Nëse shikoni me kujdes, thuajse të gjitha këngët e publikuara nga artistët shqiptarë së fundmi, kanë qenë remix, të ripërpunuara nga këngët e mëparshme.


Ledri, Lumi B, Gjiko dhe Skerdi kanë sjellë së fundmi një remix të këngës “Messi” të reperit Dappy, gjersa më pas ka qenë Capital T që poashtu ka sjellë këtë këngë në një version tjetër të ripërpunuar, dhe e ka titulluar “Koka Kola”.

Por artistët më lartë nuk janë të vetmit, Vesa Luma me Big Basten kanë publikuar së fundmi një këngë të titulluar “Inna di dance”, e që në fakt është sërish një ripërpunim, pasi kjo këngë është kënduar nga Mr. Rez një vit më parë.

Edhe Edona Llalloshi bashkë me vëllaun e saj Milotin kanë treguar se janë duke ripërpunuar këngën “Simpatia”, të cilën e kënduan 20 vite më parë, dhe tani kanë vendosur ta sjellin në një frymë pak më ndryshe.

Mesa duket ripërpunimi i këngëve ka filluar të kthehet në trend tek artistët shqiptarë, mbase jetëgjatësia e shkurtër e projekteve muziikore që publikohen ditëve të sotme, ka bërë që ata të kthejnë drejtimin e tyre nga hitet e mëparshme të cilat dëgjoheshin me vite. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Zendaya tregon këmbët e tonifikuara në një xhaketë elegante, teksa shkon në shfaqjen e Jimmy Kimmel Live

Zendaya tregon këmbët e tonifikuara në një xhaketë elegante, teksa shkon në shfaqjen e Jimmy Kimmel Live

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Kalo në kategori