LAJMI I FUNDIT:

Risitë e mëdha nga Xiaomi vijnë më 27 korrik!

Risitë e mëdha nga Xiaomi vijnë më 27 korrik!

Kompania kineze të hënën do të fillojë shitjen e biletave për një konferencë për shtyp të cilën do ta mbajë më 27 korrik në Pekin .

Për dallim prej konferencave tjera për shtyp sikurse në pjesët tjera të botës, të cilat ndiqen kryesisht nga gazetarët, në Kinë këto ngjarje janë zakonisht një mundësi për fansat e brendeve të marrin pjesë për të treguar mbështetje për kompaninë.

Në konferencat e saj për shtyp, Xiaomi do të ofrojë mundësi që fansat e brendit dhe produkteve të saj ta bëjnë blerjen e një produkti të ri me zbritje nëpërmjet kodeve të veçanta.

Kjo është veçanërisht e dobishme, pasi produktet e reja të Xiaomi zakonisht shiten shpejtë në Kinë.

Përveç një telefoni të ri nën linjën ekzistuese Redmi, është e mundur që kompania të lansojë edhe një model tjetër të Mi Note.

Te gjitha lajmet rreth tragjedise ne Nice te frances
Lexo po ashtu Te gjitha lajmet rreth tragjedise ne Nice te frances