LAJMI I FUNDIT:

Ristiq: Qëndroj pas çdo fjale të thënë, DBM nuk i ndihmon Maqedonisë

Ristiq: Qëndroj pas çdo fjale të thënë, DBM nuk i ndihmon Maqedonisë

“Qëndroj pas çdo fjale që kam thënë, nuk jam kundër emigracionit tonë jashtë vendit, por pyes publikisht për se dhe si përfundojnë paratë e tyre të dhuruara përmes arkës së organizatës Diaspora e bashkuar maqedonase” ka thënë për 24Vest, Oliver Ristiq, promotori ekonomik i Maqedonisë në Uashington, transmeton Telegrafi Maqedoni..

“Sa i përket kërkesës së tyre deri te Qeveria, pyes se kush janë ata dhe çfarë faktori janë ata të kërkojnë tërheqjen time. Çfarë politikash krijojnë ata për Maqedoninë? Unë nuk e sulmoj diasporën maqedonase, respektivisht mërgimtarët tonë jashtë vendit, por e parashtroj pyetjen ku përfundojnë paratë e dhuruara të cilët kanalizohen përmes Diasporës së bashkuar maqedonase. Marrëveshja ime si promotor ekonomik skadon në dhjetor dhe tashmë kam paralajmëruar se nuk dëshiroj ta vazhdoj, por me përgjegjësi pohoj se gjatë periudhës së punës sime kam arritur rezultate në interes të vendit“, ka thënë Ristiq në një bisedë telefonike për 24Vest./Telegrafi/


Diplomati i Maqedonisë ofendon Diasporën e Bashkuar Maqedonase
Lexo po ashtu Diplomati i Maqedonisë ofendon Diasporën e Bashkuar Maqedonase