LAJMI I FUNDIT:

Robinho te Santosi, përkundër problemeve

Robinho te Santosi, përkundër problemeve

Zëvëndëspresidenti i Santosit, Odilio Rodrigues ka zbuluar se një kalim i Robinhos në kampionatin brazilian është ende në letra, përkundër komplikmeve për çmim.

Sulmuesi i Milanit po kërkohet nga Santosi pas telasheve për t’u përshtatur në San Siro dhe pritet të jetë fytyra e dytë prominente radhazi që largohet nga Milanello pas Patos.

“Robinho është lojtar i madh. Ai është idol te Santosi dhe tifozët e duan atë. Por, ne gjithmonë kemi thënë se këto janë negociata të vështira sepse lojtari ka çmim të lartë”.


“Ne po flasim me Milanin, por ne do të duhet të presim çfarë do të ndodhë. Marrëveshja është e komplikuar”, ka thënë Rodriguez për ESPN. /Telegrafi/