LAJMI I FUNDIT:

Rodgers: Liverpoolit i mungon karakteri

Rodgers: Liverpoolit i mungon karakteri

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, ka pranuar se ekipit të tij i mungon karakteri fitues, pas disfatës së rëndë nga Zeniti në kuadër të Europa League.

Liverpooli është duke e humbur edhe rastin e fundit për të fituar trofe këtë sezon, pasi disfata nga Zeniti nuk jep shpresë për kualifikim.

“Gjëja më e madhe që duhet të bëjmë është që gjatë verës të transferojmë disa lojtarë, disa njerëz që kanë karakter dhe që na lejojnë të garojmë për titull. Ky është realiteti, na mungon karakteri, nuk kemi qenë mjaft të mirë. Ne duhet të përmirësohemi”.


“Teknikisht ne jemi në gjendje jashtëzakonisht të mirë, ndërsa taktikisht duhet të punojmë shumë, duhet të krijojmë mentalitetin e fituesit”, ka thënë Rodgers për Mirror. /Telegrafi/