LAJMI I FUNDIT:

Rohan: Të përjashtohen ndarja dhe autonomia rajonale

Rohan: Të përjashtohen ndarja dhe autonomia rajonale

Në pesë-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, bashkë-hartuesi i Planit të Ahtisaarit, Albert Rohan, thotë se si shtet i ri që është, Kosova ka bërë përparime pozitive. Megjithatë, ai tërheq vërejtjen që në kuadër të negociatave të tashme të mos bëhen lëshime për veriun, duke thënë se duhet përjashtuar plotësisht, si ndarja, ashtu edhe autonomia rajonale e komunave serbe. Rohan, që thotë se ka lidhje të veçanta me Kosovën, që nga vitet ‘90, porosit kosovarët të qëndrojnë unikë në çuarjen e shtetit përpara.

“Kur të analizohet situata në Kosovë, duhet pasur parasysh se është një shtet shumë i ri, vetëm pesë vjeç. Në këto pesë vjet është arritur mjaft, si në aspektin e njohjeve, ashtu edhe në atë të ndërtimit të institucioneve, sistemit legal, të gjitha këto janë mjaft pozitive. Natyrisht se ka edhe shumë për t’u bërë. Kosova është njohur nga rreth 100 shtete, por të tjerët ende hezitojnë ta njohin. Ekonomia është e dobët, papunësia e madhe ka probleme sociale, institucionet duhet të forcohen më shumë, Pra, ende ka shumë gjëra për t’u bërë. Por, për të bërë një bilanc, unë situatën do ta quaja pozitive”, ka thënë ai për Radio Evropa e Lirë.

Ndërkohë, në Bruksel, po zhvillohet dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Rohan thotë se ky dialog është i një rëndësie tepër të madhe. Ndërsa, ata që e kundërshtojnë këtë dialog, jetojnë në një botë ëndrrash.

“Natyrisht që Kosova duhet të normalizojë raportet me Serbinë dhe Serbia është faktor shumë i rëndësishëm. Unë jam optimist, sepse sipas mendimit tim, edhe Prishtina edhe Beogradi kanë interes për arsye të ndryshme që dialogu të çojë në disa rezultate pozitive. Dhe, në të njëjtën kohë, ka presion. Serbia dëshiron që të marrë datën për hapjen e negociatave me BE-në, dhe e di se duhet të përmbushë disa kushte derisa ta marrë atë. Nuk ka shumë kohë, sepse Komisioni do të raportojë në muajin prill, andaj mendoj se vullneti politik ekziston në të dyja palët për të arritur marrëveshje”.

Ka pasur shumë sugjerime për zgjidhjen e çështjes së veriut, në veçanti në lidhje me strukturat paralele. Rohan ka thënë gjithnjë se zgjidhja gjendet në Planin Ahtisaari.

“Mendoj se autonomia komunale, që ofrohet me Planin Ahtisari i ofron komunitetit serb vetëqeverisje në masë të madhe dhe kjo është ajo që duhet në të vërtetë”, thotë ai.

Mesazhi i Rohanit është që kosovarët duhet të jenë krenarë për atë që kanë arritur dhe të fokusohen në problemet reale që kanë njerëzit: situatën ekonomike e sociale dhe përforcimin e institucioneve.

“Mesazhi im do të jetë se në situatën kur ka shumë probleme që duhet të tejkalohen, e tërë shoqëria, të gjitha partitë politike, shoqëria civile duhet të bashkohen dhe të fokusohen për të përmirësuar imazhin dhe për t’i tejkaluar këto probleme”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori