LAJMI I FUNDIT:

Romët ende u frikësohen tërmeteve, jetojnë jashtë shtëpive të tyre

Romët ende u frikësohen tërmeteve, jetojnë jashtë shtëpive të tyre

Si pasojë e tërmeteve të njëpasnjëshme që goditën Shkupin dhe rrethinën në tre ditët e fundit popullata ende vazhdon të qëndrojë jashtë shtëpive, gjegjësisht nëpër rrugë dhe hapësira të tjera publike, raporton Anadolu Agency (AA).

Në lagjen e populluar me shumicë rome, qindra persona të “zhvendosur” në parkun pranë rrugës po e vazhdojnë pritjen.


Romët e Shkupit kanë mbushur automjetet e tyre me batanijet, jastëqet, enët dhe bombolat që i kanë nxjerrë nga shtëpitë e tyre dhe po kalojnë ditët dhe netët nëpër tenda, ndërkohë që vazhdojnë të jenë të frikësuar dhe të stresuar.

Ata shprehen se janë të shqetësuar meqë ata që kanë pësuar më shumë trauma janë fëmijët, duke uruar që tërmetet të ndalen sa më parë.

Resmije Arifi, qytetare rome nga Shkupi, theksoi se së bashku me pesë fëmijët tre ditët e fundit kanë “jetuar” në park.

“Mendova se djali im do të çmendej nga frika. U frikësuan shumë dhe përjetuan trauma. Fëmijët e mi vazhdimisht qanin, ndërsa secili bërtiste. Këto ndodhi i përjetuam si një sulm”, tha Arifi.

Po ashtu, Arifi shtoi se po përpiqen ta sigurojnë jetesën me mundësitë e veta dhe se nuk është duke i dërguar fëmijët në shkollë për shkak të rrezikut nga tërmeti.

Një tjetër qytetar romë nga Shkupi, Seat Mensur, u shpreh se tek njerëzit është krijuar traumë aq e madhe saqë bërtasin nga dridhja më e vogël dhe se askush nuk dëshiron të hyjë në shtëpitë e tyre.

Ai potencoi se forcat e policisë nuk i shqetësojnë dhe nuk u shkaktojnë probleme. “Deri kur do të jetojmë në rrugë? Deri kur do të vazhdojë kjo frikë? Jemi në park ditë e natë në kushte të vështira”, tha Mensur.

Ndryshe, 16 tërmetet që ndodhën gjatë tri ditëve të fundit në Shkup dhe rrethinë, përfshirë edhe dridhjet e vogla, u llogaritën si tërmetet më të fuqishme pas tërmetit i cili ndodhi në vitin 1963. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

Drejtësi
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga

Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga "Albkings", jepni dëshmitë në polici

Drejtësi
Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Drejtësi
Kalo në kategori