0Shares

Mesfushori i Chelseat, Oriol Romeu, ka thënë se sulmuesi i Barcelonës, David Villa, është i mirëpritur në Stamford Bridge.

Spekulimet e fundit thonë se Chelsea është i interesuar të transferojë Villan, i cili pas lëndimit nuk është më zgjedhja e parë e Vilanovas.

“Unë nuk e di situatën e Villas, por nëse një lojtar i madh si ai vjen, rekord golashënuesi i kombëtares spanjolle, atëherë natyrisht se është i mirëpritur dhe ne do të ishim të lumtur”, ka theksuar Romeu. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)