LAJMI I FUNDIT:

Rompuy: BE-ja ka shënuar përparim

Rompuy: BE-ja ka shënuar përparim

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë përfunduar samitin dyditor në orët e hershme të mëngjesit, duke thënë se kanë bërë progres në përmirësimin e financave dhe të bankave.

Liderët e 27 vendeve anëtare kanë rënë dakord që Banka Qendrore Evropiane të jetë mbikëqyrëse e bankave të Eurozonës.

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, e ka cilësuar Mekanizmin e Vetëm Mbikëqyrës si “hap përpara”.

“Krijimi i mekanizmit të Vetëm Mbikëqyrës shënon hap përpara. Ai do të forcojë sektorin tonë financiar, duke thyer rrethin vicioz ndërmjet sovranëve dhe bankave. Ai do të ndihmojë në sigurimin e stabilitetit dhe përmirësimin e kushteve të kreditimit të dyja këto jetike për rritjen ekonomike dhe punësimin në Eurozonë dhe më gjerë”, ka thënë Rompuy.

Udhëheqësit e BE-së kanë rënë dakord edhe për këstin e ri të ndihmës për Greqinë. /Telegrafi/