LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo: Pepe lojtari më i mirë e Euro 2016

Ronaldo: Pepe lojtari më i mirë e Euro 2016

Për Cristiano Ronaldon, patrioti  i tij, Pepe, ishte lojtari më i mirë i Kampionatit Evropian Euro 2016 që u zhvillua në Francë.

Portugalia triumfoi në Euro 2016, ku në finale mundi 1:0 organizatorët e Francës.

Njëri ndër lojtarët që pati një rol deçiziv në finale ishte mbrojtësi Pepe, të cilin Ronaldo e ka vlerësuar shumë gjatë një interviste për Uefa.com.

“Në librin tim, Pepe ishte i jashtëzakonshëm gjatë këtij viti. Ky ndoshta ishte sezoni më i mirë i tij. Unë jam i lumtur që ai është përfshirë në ekipin më të mirë të Euro 2016, dhe sipas mendimit tim ai ishte lojtari më i mirë i turneut”, ka deklaruar Ronaldo për Uefa.com.