LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo shënon golin e 200-të për Realin

Ronaldo shënon golin e 200-të për Realin

Cristiano Ronaldo mund të ketë humbur një penalti në ndeshjen ndaj Malagas, por goli i tij i mrekullueshëm nga gjuajtja indirekte ishte goli i tij i 200-të në fanellën e Real Madridit.

Portugezi nuk arriti që të realizonte nga pika e bardhë në minutën e 22-të, por arriti që vetëm pesë minuta më vonë të realizonte një eurogol.

Ronaldo e luajti ndeshjen e tij të 197-të në fanellën e Realit dhe tashmë ka shënuar 54 gola në 53 ndeshje këtë sezon për klubin e tij.


Me golin e 200-të, Ronaldo është golashënuesi i gjashtë më i mirë në historinë e klubit mbretëror, tetë prapa sulmuesit legjendar në vendin e pestë, Hugo Sanchez.

Real Madridi e shtyu festën për titull të Barcelonës, të cilës tani i duhet një fitore ndaj Atletico Madridit për të zyrtarizuar trofeun e La Ligas këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori