LAJMI I FUNDIT:

Rooney mbron De Gean

Rooney mbron De Gean

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, i ka dal në krah portierit David de Gea, i cili u kritikua së shumë së fundmi.

De Gea u kritikua shumë për golin e barazimit në minutat e fundit kundër Tottenhamit dhe gjithashtu u kritikua edhe për golin e hershëm të Southamptonit në Old Trafford.

”David ka bërë disa pritje të mëdha gjatë kësaj jave. E di që ka marrë disa kritika pas ndeshjes me Tottenhamin por nuk ishte gabimi më i madh që kam parë ndonjëherë”.

”Ne të gjithë jemi prapa tij. Ai është portier i madh edhe për të ardhmen”, ka thënë Rooney për Sky Sports./Telegrafi/