LAJMI I FUNDIT:

Rooney: Vështirë të ndalet Ronaldo

Rooney: Vështirë të ndalet Ronaldo

Sulmuesi i Manchester United, thotë se bashkëlojtarët e tij duhet të jenë në formën më të mirë për ta ndaluar Cristiano Ronaldon në takimin e sotëm të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Portugezi ka shënuar 10 gola në gjashtë ndeshjet e fundit, dhe sonte do të përballet me ish-bashkëlojtarët e tij në sfidën e parë të 16 ekipeve të mbetura në garën evropiane.

“Unë kam luajtur me Cristianon për disa vite dhe ai është një lojtar fantastik, ai dhe Messi janë dy lojtarët e jashtëzakonshëm në futbollin e sotëm”.


“Ai sigurisht se është kërcënimi më i madh nga Real Madridi. Ai është një talent i jashtëzakonshëm dhe do të jetë vështirë të përpiqemi ta mbajmë të qetë atë, dhe jam i sigurt se nëse mundemi ta bëjmë këtë, kjo do të na japë shanse më të mira për të nxjerrë rezultatin që dëshirojmë”, ka thënë Rooney. /Telegrafi/