LAJMI I FUNDIT:

Rosberg niset i pari në Hungari

Rosberg niset i pari në Hungari

Nico Rosberg do të niset i pari të dielën në garën për Çmimin e Madh të Hungarisë. Në provat zyrtare të ditës së shtunë, gjermani ka dalë i pari me kohën më të mirë 1 minutë, 19 sekonda dhe 965 të qindtat, duke lënë pas shokun e skuadrës Lewis Hamilton.

“Ishte një sesion mjaft sfidues. Në fund ishte fantastike që dola i pari. Mendoj se bëra një xhiro të mirë, ishte fantastike. Jam shumë i gëzuar”, ka thënë Rosberg në përfundim të sesionit, citon TCH.

Piloti tjetër i Mercedesit, Hamilton arriti kohën 1 minutë, 20 sekonda dhe 108 të qindtat, duke zënë vendin e dytë, i ndjekur nga Ricciardo me Red Bull, i cili u vonua për 172 të qindtat.

Marrin fund thashethemet: Rosberg bashkë me Hamilton te Mercedesi deri më 2018 (Video)
Lexo po ashtu Marrin fund thashethemet: Rosberg bashkë me Hamilton te Mercedesi deri më 2018 (Video)

Megjithatë, britaniku është shfaqur i qeshur në fotografinë e përbashkët me Rosberg dhe Ricciardo për gazetarët.

“U ndjeva mirë në xhiron e fundit dhe isha katër të dhjetat më sipër. Nuk pata fat, por janë gjëra që ndodhin. Megjithatë, kemi ende një garë të gjatë përpara dhe në të do të jap maksimumin”, ka thënë Hamilton.

I katërti do të niset piloti tjetër i Red Bullit, holandezi Verstappen, i cili kapi kohën 1:20.557.

Nga ana tjetër, Ferrari vazhdon të mos jetë në formën më të mirë, me Vettel që do të kënaqet vetëm me vendin e pestë, me kohën 1:20.874.

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori