LAJMI I FUNDIT:

Rrahje masive në restorant, shkaku i patatinave dhe salcës (Video, +18)

Rrahje masive në restorant, shkaku i patatinave dhe salcës (Video, +18)

Ka arsye të shumta që njerëzit fillojnë të rrihen në restorante, por rasti që ndodhi në Dallas të Teksasit është shumë më i veçantë.

Klienti kishte porositur patatina me salcë të gjelbër, por kamerieri i ka sjellë të kuqe dhe ky veprim shkaktoi përleshjen, transmeton Telegrafi.


Në videon e filmuar nga Isael Rojas, shihen përplasjet grushtet, shqelmat, tërheqjet për flokë, si dhe hedhjet me karrige, që kanë ndodhur në restorantin meksikan.

“Patatinat dhe salca që e shoqëron atë, është si lloj religjioni me të cilin nuk bën të mahitesh”, ka komentuar dikush këtë video që është parë afro dy milionë herë. /Telegrafi/