LAJMI I FUNDIT:

Rrëfehet Blerim Halitaj, që në Munih e ka parë vdekjen me sy: Isha përballë vrasësit, me dy fëmijët e mi

Rrëfehet Blerim Halitaj, që në Munih e ka parë vdekjen me sy: Isha përballë vrasësit, me dy fëmijët e mi

Një tjetër shqiptar nga Kosova ka rrëfyer për tmerrin që ka përjetuar një ditë më parë, kur vrasësi me nacionalitet të dyfishtë gjermano-irania,n kreu sulm terrorist në masë, në Munih të Gjermanisë. Është ky Blerim Halitaj nga Zabergja e Klinës i cili, siç rrëfen për Gazetën Tribuna, në çastin kritik ka qenë bashkë me dy fëmijët e tij përballë vrasësit – në një distancë jo më të largët se 20 metra.

Gjithçka rreth sulmit vrastar në Munih
Lexo po ashtu Gjithçka rreth sulmit vrastar në Munih

Halitaj tregon se bashkë me qytetarë të tjerë ka qenë duke pritur në semafor, për të kaluar në anën tjetër të rrugës, kur kishte parë njerëz duke kërcyer nga dritaret e McDonalds-it.


“Kur e kam parë vrasësin në anën tjetër të rrugës, duke e nxjerr revolen, atëherë i kam futur nën sqetulla dy djemtë dhe jam kthyer me vrap për të hyrë në qendrën tregtare Olimpia. Nuk besoja se do të mund të mbërrija të futesha brenda. Nuk mendoja për vetën, por si t’i mbroja djemtë. Vrasësi gjuante në drejtim të masës që ikte dhe çdo krismë kisha bindjen se po merrte jetë. Mirëpo, nuk mund ta ktheja kokën prapa. Nën krisma jam futur brenda qendrës tregtare dhe kam vrapuar deri në daljen tjetër të saj, ku edhe e kam kaluar rrugën. Atëherë kemi hyrë me shpejtësi në një shtëpi që ishte byro private, gjithmonë nën britmat e të ikurve. Njerëzit nuk dinin se çka po ndodhë në të vërtet, por të gjithë iknin të tmerruar. Në atë shtëpi kemi qëndruar më shumë se një orë, derisa na ka nxjerr Policia dhe na ka urdhëruar që të kthemi në shtëpi e të mos dalim nga aty derisa t’i lajmërojnë ata”, rrëfen Halitaj.

Ai ka dhimbje për familjarët e viktimave dhe të të lënduarve.

“Më dhimbsen krejt ata të rinj që u vranë. Më dhimbsen jashtëzakonisht prindërit e tyre, sepse e di se ata e përjetojnë më së rëndi humbjen e fëmijëve. Lutem që akte të tilla të mos shoh as dëgjoj asnjëherë, jo vetëm në Gjermani, por askund në botë”, ka thënë Halitaj për Gazetën Tribuna.

Ai rrëfen se nga prej atij momenti është duke u marr me trajtimin e fëmijëve, për t’ua larguar panikun që kanë krijuar nga akti i djeshëm.

Sipas tij, në lagjen Moosach ku edhe ka ndodhur sulmi ,banojnë shumë shqiptarë dhe qytetarë të nacionaliteteve të tjera jogjermane, por gjithmonë janë ndier të sigurt.

Në po këtë lagje është edhe Konsullata e Republikës së Kosovës. /Gazeta Tribuna/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori