LAJMI I FUNDIT:

Rrëfehet ish-gruaja e vrasësit të 50 personave në Orlando

Rrëfehet ish-gruaja e vrasësit të 50 personave në Orlando

Ish-gruaja e vrasësit të 50 personave është rrëfyer pas sulmit që ndodhi në një klub nate homoseksualësh në Florida.

Ajo e ka përshkruar Mateen si një person të luhatshëm, të shqetësuar edhe me probleme mendore, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.


Këto deklarata ajo i bëri për media, ku u shfaq me të fejuarin e saj, Maurcio Diaz.

Omar Mateen kishte vrarë 50 persona, ndërsa kishte plagosur 53 të tjerë, para se të qëllohej për vdekje nga policia.