LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Anisës: S’jam penduar për videon me kryebashkiakun Xhelili (Video)

Rrëfimi i Anisës: S’jam penduar për videon me kryebashkiakun Xhelili (Video)

Në një rrëfim të parin për mediat, 20-vjeçarja nga Dibra, e cila realizoi video-skandalin me ish-kreun e bashkisë, Shukri Xhelili, thotë se, nuk është bërë pishman, por kërkon që të largohet nga ai qytet pasi nuk ka siguri.

Në një moment ajo nuk kursen as lotët tek thotë se, gjithçka e ka realizuar pas presioneve që i vinin nga Xhelili.


“Ndihesha nën presionin e fjalëve të tij dhe asaj çfarë ai kërkonte ndaj meje. Kjo ka qenë e vetmja arsye, s`ka patur as arsye politike dhe as çështje parash. Unë jam ndier nën presion”.

“Unë kërkoj që të largohem nga Dibra dhe nga Shqipëria. Nuk ka më kuptim të rri këtu se nuk kam siguri. Pas videos s’kam dalë nga shtëpia. Nuk jam penduar që e kam bërë videon”, ka thënë vajza.

Pse e bëtë videon?
“Arsyeja pse e bëra këtë është se ndihesha vazhdimisht nën presionin e fjalëve të tij dhe për çfarë kërkonte ndaj meje. Kjo ka qenë e vetmja arsye dhe nuk ka qenë as çështje politike dhe as çështje parash.
A të kërkonte takim herë pas here?
Po. (qan)
Çfarë kërkon tani?
Unë kërkoj që…(qan)
Kërkon të largohesh nga Dibra?
Kërkoj të largohem nga ky vend.
Pse do të largohesh?
Nuk ka kuptim që të rri më këtu sepse nuk kam siguri as për familjen as për veten time.
Pasi është shfaqur videoja, ke dalë jashtë banesës?
Jo nuk kam dalë. Kam ndenjur në shtëpi.
Je penduar që e ke bërë atë video?
Jo nuk jam penduar.

NËNA
A mund të na e tregoni historinë e vajzës suaj si ka ndodhur?
Goca ka bërë një kërkesë për punë. Kryetari i ka thënë do ta shohim, do vish pas ca ditësh edhe do të jap llafin për punë.
Ka shkuar goca pas ca ditësh, iu bënë 2-3 herë që ka shkuar dhe i ka thënë do firmosësh por me një kusht që të bësh si të them unë. Edhe goca ka firmosur, pasi ka firmosur i ka thënë që do shkosh në punë. Gjatë kësaj kohe goca ka filluar punë dhe ai e merrte përditë në telefon dhe i dërgonte mesazhe. I bënte lloj-lloj muhabetesh.
Goca paraqitej tek zyra, shkonte tek zyra, pastaj i kërkoi takim gocës. Nga muaji prill. Goca shkon. Ai i thotë që do firmos kontratën kur të merremi vesh për t’u takuar.
Kur shkoi goca në Tiranë nuk më tregoi se kishte edhe frikë edhe turp.
A ju kishte treguar për telefonatat dhe mesazhet?
Po më kishte treguar. I thashë që do ta zgjidh unë këtë punë, por më tha jo se do ta zgjidh vetë.

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori