LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i çmendur i Vardyt: Ja si ngadalësoja rikuperimin duke pirë vodka

Rrëfimi i çmendur i Vardyt: Ja si ngadalësoja rikuperimin duke pirë vodka

Sulmuesi i Leicester City ka zbuluar në autobiografinë e tij të re se rikuperimi nga një hematomë në kofshë në vitin 2012 zgjati më shumë se që duhej për shkak të përdorimit të Vodkas me shije frutash.

Lojtari i përfaqësueses angleze, i cili gjatë asaj kohe ishte akoma një i panjohur, eventualisht i la mënjanë veset e këqija me ndihmën e fizioterapistit Dave Rennie, i cili ishte i shokuar nga rrëfimi i Vardyt.


“Kisha një hematomë – një dëmtim rutinë, por po zgjaste shumë. Unë kisha një shishe tre litërshe me vodka në shtëpi, dhe e mbushja me shije të ndryshe frutash.”

“Kur nuk kisha çfarë të bëja në shtëpi gjatë darkave mbushja një gotë dhe e shijoja. Vodka ishte e mirë por po më pengonte në rikuperimin tim dhe plagës vazhdonte i dilte gjak.”

Ishte fizioterapisti i tij ai që kuptoi se çfarë po i bënte vodka sulmuesit, shkruan tema.

“Fizioterapisti nuk e besonte që akoma nuk po shërohesha duke thënë se edhe tërheqjet muskulore do të ishin shëruar më shpejtë. Një ditë më mori veç dhe më pyeti ‘Çfarë po bën?’. Unë i shpjegova zakonin e mbrëmjeve të vetmuara dhe aty e kuptoi arsyen. Më pas filloi të më shpjegonte pse vodka po ngadalësonte riaftësimin.”