LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi interesant i njeriut që e transferoi Ronaldon te Barcelona – çfarë hoqi derisa e takoi Fenomenin (Foto)

Rrëfimi interesant i njeriut që e transferoi Ronaldon te Barcelona – çfarë hoqi derisa e takoi Fenomenin (Foto)

Fenomeni brazilian, Ronaldo, konsiderohet si një nga sulmuesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Por, historia e transferimit të tij te Barcelona, është vërtet brilante.

Ishte vera e vitit 1996 dhe Barcelona po kalonte një moment të vështirë sa i përket mbështetjes së tifozëve. Johan Cruyff sapo ishte larguar, ndërsa zëvendësi i tij Bobby Robson nuk po arrinte të fitonte popullaritetin e duhur. Në krye të klubit ishte Josep Lluis Nunez, për të cilin po kërkohej dorëheqja.


Në një situatë të tillë, klubi vendosi që të investojë për futbollistin më premtues të kohës, Ronaldo Luis Nazario de Lima. Ishte vetëm 19 vjeç, por te PSV-ja kishte shënuar 54 gola në 57 ndeshje të luajtura. Një fenomen që kishte detyruar klubet evropiane të viheshin në radhë për të marrë shërbimet e tij.

Fenomeni bëri emër te PSV.
Fenomeni bëri emër te PSV.

Por, ish-zëvendëspresidenti i katalunasve, Joan Gaspart, zbulon për herë të parë të gjitha peripecitë që kishin hequr, për të zyrtarizuar marrëveshjen e transferimit të tij.

“Para se të hapej afati kalimtar veror, ne shpejtuam për të bindur drejtuesit e PSV-së që ta shisnin lojtarin. Duhet të fitonin garën me klubet e tjera, pasi kishte shumë të interesuar për të. Marrëveshja ishte prej 20 milionë dollarësh, më e larta e paguar ndonjëherë deri në atë periudhë. Gjithashtu kishte edhe një klauzolë që duhej ta bindnim futbollistin deri para datës 15 korrik, ose në të kundërt akordi që kishin arritur dy klubet do të ishte i pavlefshëm”, ka treguar ai, transmeton Gazeta Tema.

Me hapjen e afatit kalimtar veror, shumë klube paraqitën ofertat e tyre zyrtare për kartonin e Ronaldos dhe disa ishin mjaft më të larta se sasia e parave që kishte ofruar Barcelona. Në këtë situatë, drejtuesit e PSV-së bënë të pamundurën që të bënin të pavlefshme marrëveshjen me spanjollët dhe e vetmja zgjidhje ishte që sulmuesi të mos pranonte kontratën që do t’i ofronin.

ron
Ronaldo luajti vetëm një sezon te Barcelona.

“Mora vesh që PSV-ja po mundohej të bindte Ronaldon që të refuzonte ofertën tonë, pasi kishte disa klube të tjerë që paguanin më tepër për kartonin e tij. Në atë periudhë lojtari ndodhej në Brazil, pasi ishte i grumbulluar me Kombëtaren për Kupën e Konfederatave. Tentova me të gjitha mënyrat që të komunikoja me të ose me menaxherin e vet, por ishte e pamundur. Në një situatë të tillë vendosa që të nisem personalisht për ta takuar”, ka kujtuar Gaspart.

Gjithsesi, vizita në hotelin ku qëndronte përfaqësuesja e Selecaos nuk ishte aq miqësore sa mund ta kishte pritur.

Ronaldo fenomeni mbushi 40 vjet, bota e futbollit e kujton si 9-shi më i mirë në histori (Foto/Video)
Lexo po ashtu Ronaldo fenomeni mbushi 40 vjet, bota e futbollit e kujton si 9-shi më i mirë në histori (Foto/Video)

“PSV-ja kishte njoftuar koordinatorin e kombëtares së Brazilit që të mos lejonte sulmuesin të takonte njeri tjetër, përveç stafit të tyre. Kur u paraqita në hotel, më dolën para dy truproja dhe nuk më lejuan të futesha. Pavarësisht se iu prezantova dhe i shpjegova arsyen pse isha aty, e kuptova që nuk kishin për të më lejuar”.

“Tentova për dy ditë me radhë, por asnjë sukses. Më pas, bëra atë që e kam kujtuar shpeshherë duke qeshur me Ronaldon, apo me miq të tjerë. Fatmirësisht, në hotel u njoha me një kamerier spanjoll. I kërkova atij që të më jepte hua veshjen, tabakanë dhe një kokakola. Në këtë mënyrë, arrita të shkoj deri në dhomën e sulmuesit. Askush nuk më njohu”.

“U futa brenda dhe iu prezantova, por Luis nisi të qeshte, pasi mendoi se isha shaka. Hoqa veshjen e kamerierit dhe i tregova një kartë anëtarësie të klubit. E kuptoi që ishte diçka serioze, pasi edhe unë i shpjegova situatën në hotel. Thirri në dhomë menaxherin e tij dhe koordinatorin e kombëtares”.

U desh të vishej si kamerier.
U desh të vishej si kamerier.

“Në prani të tyre, arritëm marrëveshjen që ai të bëhej futbollist i Barcelonës. Telefonoi në klub dhe u bëri të ditur që kishte rënë dakord me kontratën që i kishim dhënë ne. Atyre sikur u ra bomba, por ne fituam një futbollist të jashtëzakonshëm. Mendoj se do të isha bërë edhe një kamerier i suksesshëm”, e ka përfunduar Gaspart duke qeshur rrëfimin e tij për Goal.

‘Ronaldo i ri’ - Tetë sulmuesit të cilët kanë dështuar për të zëvendësuar ‘Fenomenin’ (Foto)
Lexo po ashtu ‘Ronaldo i ri’ - Tetë sulmuesit të cilët kanë dështuar për të zëvendësuar ‘Fenomenin’ (Foto)

Një angazhim interesant që bëri të mundur transferimin e Fenomenit në Barcelonë, ku në të vetmin vit që qëndroi, shënoi 47 gola në 49 ndeshje. Sezonin pasardhës u transferua tek Interi, ku qëndroi deri në vitin 2002, pastaj kaloi te Real Madridi (2002-2007), një sezon më pas luajti te Milani, pastaj te Corinthians deri në vitin 2011.

ron1
Interi, Reali dhe Milani – klubet tjera ku ka luajtur Ronaldo.

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori