LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i pabesueshëm i një burgosuri: Për 28 vite në burg e priste dënimin me vdekje, ndonëse ishte i pafajshëm

Rrëfimi i pabesueshëm i një burgosuri: Për 28 vite në burg e priste dënimin me vdekje, ndonëse ishte i pafajshëm

Anthony Ray Hinton, nga Alabama e SHBA-ve, për Guardian tregoi përvojën e tij të 28 viteve në burg, ku priste dënimin me vdekje për një krim që ai nuk e kishte kryer. Ky 60-vjeçar si i pafajshëm është liruar më 2015. Rrëfimin e tij Telegrafi ua sjell më poshtë.

“Isha 29 vjeç, duke kositur para shtëpisë së nënës sime në Birmingham, në Alabama. Ishte një ditë e nxehtë vere, e vitit 1985. Kur e kam ngritur kokën, pashë dy policë. Nëna nisi të bërtasë kur i ka parë prangat. Më pyetën nëse kam armë zjarri. Thash se jo. Pastaj e pyetën nënën time. Ajo tha po. Pesëmbëdhjetë herë i pyeta detektivët se pse u arrestova. Në fund më thanë për vjedhje. U thashë se e kishin njeriun e gabuar, por nuk u interesonte nëse e kam bërë apo jo – sepse, unë do të dënohesha.

Në stacionin e policisë ishte e qartë se kam qenë në punë në kohën e plaçkitjes për të cilën akuzohesha. Detektivi e vërtetoi këtë me shefin tim, por më vonë tha se do të ngarkohem për dy vrasje nga dy plaçkitje tjera. Thanë se arma e nënës sime është e modelit të njëjtë me armën e përdorur në vendin e krimit, e se unë i ngjaja njeriut që po e kërkojnë. Kjo ju mjaftonte për akuzë.

Kur e takova avokatin që ma caktuan, i tregova se jam i pafajshëm. Ai vetëm tha: ‘Të gjithë thoni se gjë s’keni bërë’. Jam takuar me avokatin ndoshta tre herë në dy vite, teksa e prisja gjyqin.

E vetmja provë që mund të më lidhte me këtë krim, ishte dëshmia e ekspertit balistik i cili tha se plumbat nga arma me të cilën u krye vrasja mund të jenë të njëjtë si ato nga arma e nënës sime.

Më 17 dhjetor 1986 gjykata më shpalli fajtor, duke më dënuar me vdekje.

Në njësinë e burgut për personat e dënuar me vdekje, dita fillon në 2:45 të mëngjesit. Dreka është në orën 10. Darka në orën 14. Dhe, kaq! Nuk ua ndien për kohën e ushqimit.

Qelia ime ishte 1.5 metra me 2.1 metra. Aty kaloja 24 orë në ditë.

Për tre vite nuk kam folur me askënd. Duhej të shihja 54 persona që kalonin para meje në rrugën për zbatimin e dënimit me vdekje. Qelia ime ishte afër dhomës ku u ekzekutuan dhe e ndjeja erën e mishit të djegur. 22 veta ia morën vetes jetën.

Në vitin e katërt në burg, dëgjova një burrë tek qante në qelinë ngjitur. Më tha se i kishte vdekur nëna. ‘Tani e ke dikë që do të luftojë lartë për ty”, i thash. Ditën tjetër kuptova se mu kthye ndjenja e humorit. Nisa të ëndërroja. Mendja ime shkonte kudo e gjatë natës kthehesha dhe e kontrolloja trupin tim.

Pa avokatin Bryan Stevenson dhe iniciativën për drejtësi të barabartë, sot nuk do të isha këtu ku jam. E pashë në televizor, ndaj ia kam shkruar një letër. Më 1995 e takova. Më në fund ishte dikush që do të luftonte për mua. Ai e punësoi një ekspert balistik i cili tha se nuk përputhen plumbat nga arma e vrasjes me armë e nënës sime. Megjithatë, ata nuk pranuan ta rishqyrtojnë rastin tim, sepse e konsideronin si ‘hedhje e parave të taksapaguesve para ‘. Kështu, mbeta edhe 16 vitet e ardhshme në burg.

Iniciativa për drejtësi të barabartë këmbënguli në rigjykim dhe më 3 prill 2015, shteti i Alabamës tërhoqi të gjitha akuzat kundër meje. Të njëjtën ditë u lirova nga burgu.

Ishte e vështirë ta pranoja. Kur je 30 vite në burg, asgjë nuk është e njëjtë. Ishte sikur ecja në një planet krejt tjetër, tash si 58-vjeçar. Duhej të ma shpjegonin se çka është interneti.

Nëna ime vdiq, por kisha fat që kam mik te i cili u vendos dhe i cili më mbështeti.

Në burg gjatë gjithë kohës mendon se çka do të hani kur dilni. E kur dilni nuk doni asgjë. E bleva një krevat të madh pasi me vite kam fjetur në pozicionin e fetusit duke pasë dëshirë të shtrihem.

Çdo natë dal e shikoj Hënën dhe yjet, sepse me vite nuk i pashë. Eci në shi, sepse e ndjeja shiun. Tash kam vendosur të shkoj kudo që të ndihmoj që të hiqet dënimi me vdekjen. Jam mirënjohës që mund ta ndaj rrëfimin tim. Nuk kanë kërkuar falje, por unë i fala ata që më dënuan. Nuk e bëra këtë që ata të flenë të qetë natën. E bëra këtë që unë të flija i qetë”, ka thënë Anthony Ray Hinton. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë është RM-70 Vampire – “kërcënimi i madh” që po ndjek Belgorodin e Rusisë?

Çfarë është RM-70 Vampire – “kërcënimi i madh” që po ndjek Belgorodin e Rusisë?

Botë
'I trajtuar si qen': Burri nga Nepali rrëfen tmerrin që ka përjetuar, pasi u rekrutua për të luftuar për rusët në Ukrainë, si mijëra të tjerë

'I trajtuar si qen': Burri nga Nepali rrëfen tmerrin që ka përjetuar, pasi u rekrutua për të luftuar për rusët në Ukrainë, si mijëra të tjerë

Botë
Polonia dhe Gjermania vijnë me “koalicionin e automjeteve të blinduara” për Ukrainën – së shpejti edhe një Forcë e Reagimit të Shpejtë në Evropë

Polonia dhe Gjermania vijnë me “koalicionin e automjeteve të blinduara” për Ukrainën – së shpejti edhe një Forcë e Reagimit të Shpejtë në Evropë

Evropa
Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde

Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde

Amerika
Gati 6,000 trupa në vetëm një javë – Kievi jep shifrat e fundit rreth humbjeve të Rusisë në Ukrainë

Gati 6,000 trupa në vetëm një javë – Kievi jep shifrat e fundit rreth humbjeve të Rusisë në Ukrainë

Botë
Disa të lënduar pasi një zjarr i madh shpërtheu në

Disa të lënduar pasi një zjarr i madh shpërtheu në "një nga vendet më ekskluzive për dasma dhe ngjarje" në Meksikë

Amerika
Kalo në kategori