LAJMI I FUNDIT:

Rregullat e sjelljes së duhur në rrjetet shoqërore

Rregullat e sjelljes së duhur në rrjetet shoqërore

Shoqërimi me anë të rrjeteve për shoqërim online mund të arrijë rezultate pozitive, por vetëm nëse përdoret në mënyrë profesionale. Secila fotografi e cila publikohet në profil duhet të zgjidhet me kujdes. Kështu fotografitë të cilat shfaqin aktivitete sportive dhe pushim të qetë familjar e bëjnë një profil të rregullt, e në të njëjtën kohë edhe aktiv. Aktivitetet potencialisht ofenduese siç janë keqpërdorimi i alkoolit apo ekspliciteti seksual nuk do të duhej të janë pjesë e albumeve të fotografive. Gjithmonë ekziston mundësia që punëdhënësit të kontrollojnë kandidatë nëpërmes profilit të tyre në Facebook, e papjekuria mund të jetë faktor kyç në punësimin e një kandidati.

Statuse të matura

Statuset të cilat vendosen në Facebook do të duhej të bënin me aktivitet ditore, ngjarje të veçanta apo plane të ardhshme të cilat janë të përshtatshme për njoftim publik. Ani pse statuset nganjëherë shërbejnë për nisje të debateve grupore, duhet të përmbahen nga publikimi i komenteve të komenteve të vrazhdëta të cilat mund të fyejnë dikë.


Porositë nuk janë publike

Nëse organizoni shoqërim me miq apo anëtarë të familjes evitoni njoftimet publike në murin e dikujt ku çdokush ka qasje në atë porosi. Nëse duhet që t’i dërgoni dikujt diçka personalisht, gjithmonë ia dërgoni porosinë private, të cilën do ta sheh vetëm ai apo ajo.

Pa njerëz të panjohur në listën e miqve

Në listën e miqve do të duhej të zinin vend vetëm ata njerëz që i njihni, e jo njerëz tërësisht të panjohur. Nëse e kufizoni numrin e njerëzve në listën e miqve, kjo do të ndihmojë në parandalimin e shkeljes së privacisë tuaj apo shpërndarjen e viruseve. Përcaktoni konfigurimet e privacisë në atë mënyrë që ta mbroni profilin.

Komunikoni me bashkëpunëtorët

Mos evitoni mundësinë e komunikimit me bashkëpunëtorët dhe shefat në Facebook, sepse kështu mund të merrni vesh më shumë për zgjidhjet në karrierën tuaj. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Teknologji
Kalo në kategori