LAJMI I FUNDIT:

Rregullohen rrugët në Dragobil

Rregullohen rrugët në Dragobil

Në kuadër të implementimin e projekteve kapitale dhe rregullimin e infrastrukturës rrugore, në të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës, sot kanë filluar punimet në rregullimin e të gjitha rrugëve dhe rrugicave në fshatin Dragobil. Fillimin e punimeve e kanë parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, dhe drejtori i urbanizimit Ahmet Morina, të cilët edhe i kanë uruar banorët për rregullimin e rrugëve.

“I uroj të gjithë banorët e Dragobilit, për rregullimin e rrugëve në fshat”, tha nënkryetari Mazreku, sipas të cilit, këto investime, janë duke u bërë në kuadër të përpjekjeve të komunës, për rregullimin e infrastrukturës së përgjithshme, në të gjitha vendbanimet.

Ndërsa drejtori i urbanizimit Ahmet Morina, tha se janë duke u rregulluar të gjitha rrugët dhe rrugicat në Dragobil. Drejtori Morina, bëri të ditur, se krahas rrugëve dhe rrugicave brenda fshatit, do të rregullohet edhe rruga që lidhë një pjesë të lagjes Pallanka, me qytetin e Malishevës.
“Sot ka filluar rrafshimi i rrugëve dhe përgatitja për asfaltimin e këtyre rrugëve dhe besoj brenda pak ditëve, të gjitha rrugët në Dragobil, përfshi edhe lagjen Pallanka, do të asfaltohen dhe përmes kësaj, banorët e Dragobilit, do të kenë lehtësi në lëvizjen e tyre, pasi infrastruktura rrugore, në tërësi po rregullohet”. /Telegrafi/