LAJMI I FUNDIT:

Rrënoja dhe tronditje: Video që tregojnë pasojat katastrofale të tërmetit në Itali (Video)

Rrënoja dhe tronditje: Video që tregojnë pasojat katastrofale të tërmetit në Itali (Video)

Video dramatike janë publikuar duke treguar pasojat e një tërmeti shkatërrues prej 6.2 ballësh që thuhet se ka lënë të paktën 38 të vdekur në Italinë qendrore.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, banorët shihen në dëshpërim dhe shok mbi rrënojat e ndërtesave atje.


Tërmeti në Itali: Pamje drithëruese të regjistruara nga kamerat e sigurisë (Video)
Lexo po ashtu Tërmeti në Itali: Pamje drithëruese të regjistruara nga kamerat e sigurisë (Video)

Tërmeti tronditi Italinë qendrore të mërkurën në mëngjes, pasuar nga një seri dridhjesh, ka njoftuar Instituti Gjeologjik i SHBA-ve.

Epiqendra e tërmetit ishte vendosur rreth 76 kilometra në juglindje të qytetit të Perugia dhe vetëm 126 kilometra në veri të kryeqytetit, Romës, qyteti më i madh dhe më i populluar në rajon me 2.6 milionë banorë.

Disa qytete të vogla dhe fshatra janë dëmtuar rëndë nga tërmeti, përcjell Telegrafi.

Tërmeti në Itali: Pamje LIVE nga qyteti që “nuk është më” (Video)
Lexo po ashtu Tërmeti në Itali: Pamje LIVE nga qyteti që “nuk është më” (Video)

Qytetet më të prekura besohet të jenë Accumoli, Amatrice, Posta dhe Arquata del Tronto.

“Të paktën 38 persona janë vrarë, por numri i të vdekurve mund të rritet”, kanë thënë zyrtarët.

“Shohim se situata është edhe më e keqe se që jemi frikësuar, me ndërtesa të shembura, njerëz të bllokuar nën rrënoja, dhe asnjë zë i jetës”, ka thënë kryetari i Accumoli, Stefano Petrucci. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Kalo në kategori