LAJMI I FUNDIT:

Rrepa forcon sistemin imun dhe pastron organizmin

Rrepa forcon sistemin imun dhe pastron organizmin

Bima e njohur me emrin latin "Cochlearia armoracia", është e pasur me përbërës shumë të dobishëm për shëndetin e njeriut. Ishte e pashmangshme në tryezën e egjiptasve të vjetër, përderisa grekët e vjetër e kishin përdorur kundër dhimbjeve në shpinë dhe si afrodiziak.

Në piramidën e ushqimit rrepa gjendet mjaft lart si perime shumë e dobishme. Kur thuhet rrepa, kryesisht mendohet në lëvoren e saj pikante, derisa shumë pak veta e dinë se gjethet e reja të saj janë përplot me vitamina C, karotinë dhe klorofil. Gjethet e saja posedojnë edhe një sasi të madhe të mineraleve si kalium, kalcium, fosfor, magnez, klor.

Nga ana tjetër mund ta përdorni edhe si erëz dhe shtesë për gjella të shumta, sidomos në mish. Rrepa pastron dhe përshpejton organizmin, e kjo vlen sidomos për ata që vuajnë nga diabeti, sepse largon lodhjen dhe forcon sistemin imun.
/Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori