LAJMI I FUNDIT:

Rreth 32 mijë persona arrestohen në kuadër të puçit të dështuar në Turqi

Rreth 32 mijë persona arrestohen në kuadër të puçit të dështuar në Turqi

Rreth 32 mijë persona u arrestuan në kuadër të hetimit mbi tentativën për grusht shteti që ndodhi më 15 korrik në Turqi, që Ankaraja akuzon ish-predikuesin Fethullah Gulen, njoftoi sot ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag.

“Që prej 15 korrikut, hetimet mbi rreth 70 mijë persona u hapën dhe rreth 32 mijë u arrestuan”, deklaroi Bozdag për kanalin televizv NTV.


“Arrestime të tjera mund të ndodhin (…) gjithashtu disa nga personat e arrestuar mund të lirohen nën kontroll gjyqësor dhe disa të tjerë të lirohen krejtësisht pas asnjë dënim që të peshojë mbi ta”, vazhdoi ministri.