LAJMI I FUNDIT:

Rrezikohen me fshirje nga lista votuesit shqiptar jashtë Maqedonisë (Video)

Rrezikohen me fshirje nga lista votuesit shqiptar jashtë Maqedonisë (Video)

42.000 votues mund të fshihen nga lista e votuesve, ndërsa sipas Partisë Demokratike Shqiptare, 35 mijë prej tyre janë mërgimtarë shqiptarë. Por fjalën e fundit do ta kenë përsëri anëtarët e KSHZ-së dhe përfaqësuesit e katër partive më të mëdha në vend të cilët u mblodhën edhe sot në punimet e grupit për pastrimin e listës, ka bërë të ditur TVShenja, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga BDI dhe LSDM thanë se ka përparim në këto takime dhe se janë pajtuar që KShZ gjatë periudhës në vazhdim të propozojë metodologji për fatin e 42 mijë votuesve të cilët LSDM kërkon të fshihen nga lista e votuesve. Kjo parti ka dalë edhe me propozim konkret lidhur me këta votues.


“Është arritur përparim në çështjen e listës së votuesve. Pra për 41.788 votues të kontestueshëm do të realizohet ndryshim plotësues i metodologjisë për kontroll të listës me çka këta votues nuk do të regjistrohen me automatizëm në listën e votuesve, por do të publikohen dhe do të kenë mundësi që nëse është bërë ndonjë gabim eventualisht ajo të përmirësohet”, tha Damjan Mançevski nga LSDM.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thanë se nuk pranojnë fshirjen e mërgimtarëve nga lista e votuesve dhe u zotuan se nuk do ta lejojnë këtë. Artan Grubi siguroi se 107 mijë votuesit nga diaspora do të jenë në listën plotësuese, por nuk do t’ju merret e drejta e votës, ndërsa për 42 mijë votuesit do të pritet propozimi i KShZ-së.

“Kishim një takim shumë konstruktiv me KSHZ në lidhje me propozimet e opozitës për pastrimin e listës zgjedhore dhe kontestimet që ata u bëjnë disa kategorive të listës zgjedhore, në veçanti të 40 mijë votuesve të cilët ata konsiderojnë se duhet të fshihen nga regjistri votues ndërsa ne kërkojmë që KSHZ të propozojë një metodologji për verifikimin e këtyre votuesve”, ka thënë deputeti i BDI, Artan Grubi.

Ndërkaq pas takimit, nga Partia Demokratike Shqiptare gjatë një takimi joformal me gazetarë thanë se edhe më tej kalkulohet në dëm të diasporës shqiptare. Nga kjo parti thanë se në takimin e sotëm anëtarë të KShZ-së kanë dalë me shifra lidhur me përkatësinë etnike të 42.000 votuesve ku është theksuar se 35 mijë prej tyre janë mërgimtarë shqiptarë. Andaj deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu, ka kërkuar nga KShZ që t’i jepet lista e plotë me emrat dhe vendbanimet e të gjithë votuesve të dyshimtë për çka ka marrë përgjigje pozitive nga KShZ. Pas shqyrtimit të këtyre listave PDSH do të del me qëndrim të prerë rreth metodologjisë që do të propozohet nga KShZ./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori