LAJMI I FUNDIT:

Rreziqet që fshihen prapa depilimit në zonën intime

Rreziqet që fshihen prapa depilimit në zonën intime

Çdo lloj i heqjes së qimeve në vendet intime mund të jetë veprim i rrezikshëm për shëndetin e femrës.

Depilimi në vendet intime bën që të acarohet lëkura dhe rrjedhimisht, rreziku për infeksione apo sëmundje seksualisht të transmetueshme rritet, transmeton Telegrafi.


Qimet në vendet intime nuk janë aty pa ndonjë arsye, në fakt, ato e mbrojnë lëkurën nga dëmet që mund t’i shkaktojnë bakteret dhe infeksionet.

Kur i hiqni qimet në vendet intime, lëkura mbetet e pambrojtur.

Simptomat e infeksioneve janë këto:

– Cistat

– Plagët

– Lythat

– Qimet në nënlëkurë

Acarimi i lëkurës pas depilimit, i kombinuar me nxehtësinë dhe lagështinë e zonës intime e bën këtë pjesë të trupit të përsosur për krijimin e infeksioneve. /Telegrafi/