LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet helikopteri rus në Siri, të dy pilotët gjenden të vdekur

Rrëzohet helikopteri rus në Siri, të dy pilotët gjenden të vdekur

Një helikopter rus “Mi-28N” është rrëzuar në afërsi të qytetit sirian të Homsit.

Sipas medieve të huaja, transmeton Telegrafi, si pasojë edhe dy pilotët të cilët gjendeshin në të kanë gjetur vdekjen.


“Dy anëtarë të ekuipazhit u vranë. Trupat e tyre u gjetën gjatë operacioneve të shpëtimit dhe u transferuan në bazën Hmeimim në Sirinë veriperëndimore”, kanë thënë autoritetet ruse, duke shtuar se aksidenti ka ndodhur gjatë natës. /Telegrafi/