Trendi i blerjeve online nga qytetarët e Kosovës, thuhet të jetë rritur 200 për qind, krahasuar me dy apo tre vjetët e kaluar. Nga rreth 12 mijë sa ka qenë numri i porosive online në vitin 2015, tani porositë e qytetarëve arrijnë në mbi 200 mijë kërkesa në vit.
Produktet që më së shumti blihen online nga qytetarët e Kosovës janë produkte e konsumit, si tekstili dhe bizhuteritë. Këto të dhëna i bëjnë të ditura për Radion Evropa e Lirë zyrtarë të Doganave të Kosovës.
“Nëse para tre-katër vjetëve ne kemi pasur qarkullim të blerjeve online – brenda një viti – nga 10 mijë deri në 12 mijë, tashmë ky trend ka kaluar deri në 100 mijë dhe ka raste që edhe mbi 200 mijë brenda një viti”, bën të ditur zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.
Nëse dikush importon mallra përmes blerjeve online, paguan 10 për qind taksë doganore dhe 18 për qind Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Ndërsa, çfarëdo dërgese që përbëhet nga mallra të një vlere jo të madhe, e cila dërgohet drejtpërdrejt nga një vend jashtë Kosovës te një pranues brenda Kosovës, i lejohet lirimi nga detyrimet e importit. Mallrat me vlerë të vogël nënkupton mallrat vlera e përgjithshme e të cilave nuk tejkalon shumën prej 22 eurosh për secilën dërgesë. Ky lirim nuk vlen për produkte alkoolike, parfume dhe ujëra tualeti, duhan e produkte duhani.
Stavileci sqaron edhe mallrat të cilat nuk janë të lejuara të blihen online.
“Këtu hynë importi i armëve, narkotikëve apo psikotropeve”, shpjegon ai.
Rritja dhe zhvillimi i sistemit bankar në Kosovë, sipas një analize që ka bërë Dogana e Kosovës, thuhet të ketë ndikuar direkt në qarkullimin e blerjeve online. Në Kosovë janë 10 banka komerciale, të cilat ofrojnë shërbime për qytetarët e Kosovës.
Blerja nëpërmjet internetit dhe arritja e dërgesës përmes shërbimit postar në adresë të shtëpisë, kursen kohën dhe paranë, pasi mund të blesh artikuj më lirë se sa në tregun vendor, thonë qytetarët, të cilët blejnë online.
“Blej online pasi që disa prej produkteve, sidomos shumica prej produkteve teknologjike, nuk janë në tregun e Kosovës. Mundësia e pagesës dhe blerjes online na ofron më shumë në tregun evropian, atë amerikan e kështu me radhë”, thotë Shpendi
Ngjashëm shprehet edhe Arjeta: “Arsyeja pse blej online është që shumë herë janë më lirë sesa në shitore; kanë oferta më të shpeshta e humb më pak kohë. Blerja online ka edhe mangësitë e veta: raste kur produkti në foto duket më i mirë se në realitet, nuk i merr në të njëjtën ditë që i porosit etj.”.
Rritja e qarkullimit të produkteve të blera nëpërmjet internetit dhe arritjes me shërbimin postar, kishte shtyrë Doganën dhe Postën e Kosovës të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi për lehtësimin e procedurave për zhdoganimin e dërgesave me rastin e pranimit të mallrave. Deri me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, të gjithë qytetarët që kanë pranuar mallra përmes dërgesave postare, kanë qenë të detyruar të shkojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ose në Qendrën Transit të Postës në Fushë Kosovë, për të pranuar dërgesën dhe për të paguar taksën doganore. /REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAgjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Prishtina nikoqire e “AI Startup” – Kampit Rajonal të Inteligjencës Artificiale
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Veç thuj ej, EI Taxi është knej
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj