LAJMI I FUNDIT:

Rritet frekuenca e automjeteve nga Bogorodica deri në Tabanovcë

Rritet frekuenca e automjeteve nga Bogorodica deri në Tabanovcë

Në autostradën e vendkalimit kufitar Tabanovce deri në vendkalimin kufitar Bogorodica në mëngjes është rritur intensiteti i komunikacionit në drejtim të veriut, transmeton Telegrafi Maqedoni.

LAMM e kumtoi se në pikëpagesat Stobi, Otovicë dhe Romanovcë është i pranishëm numër më i madh i automjeteve. Rritje e frekuencës së automjeteve është vërejtur edhe në dalje nga Maqedonia në vendkalimet kufitare Tabanovcë dhe Bogorodicë.

Nga ana e Maqedonisë për hyrje dhe dalje nga shteti janë të mundura pritje deri në 20 minuta. /Telegrafi/