LAJMI I FUNDIT:

Rritja e Inflacionit dhe destabilizimi i çmimeve

Stabiliteti i çmimeve dhe ruajtja e nivelit standard të inflacionit është domosdoshmëri për stabilitet makroekonomik afatgjatë. Përveç importit të inflacionit nga vendet e rajonit, po përballemi me faktor kyç të destabilizimit të tregut në përgjithësi, ndikimi i krizave ekonomike nga vendet e rajonit po reflektohet me ngritjen e çmimeve në vendin tonë, importi si faktor kyç destabilizues i tregut, bilanci tregtar negativ, ndikimi direkt nga vendet perëndimore për shkak të krizave financiare, ndikimi indirekt i krizave nga vendet Evropiane si dhe destabilizimi i tregut të brendshëm përkatësisht ngritja e nivelit të çmimeve në kontinuitet.

Në kuptimin e ngushtë po krijohet një klimë e një varfërie të pa dukshme, vlera e parasë po i humb ç’do ditë dhe në këtë mënyrë po zvogëlohet dukshëm shporta e konsumatorit që po konkludon në dëmtimin e drejtpërdrejt të standardit jetësor, ku pjesa prej 40 – 50 për qind e popullsisë janë të papunë. Norma e rritjes së inflacionit me një përqindje rreth 7 për qind deri në 8 për qind në vit një nga normat më të larta në Ballkan dhe ndoshta edhe në Evropë, kjo rezulton që vendimi mbi rritjen e pagave në Kosovë nuk ka ngritë standardin apo ka përmirësuar jetën e qytetarit por kjo ngritje e pagave ka ndihmuar në humbjen e vlerës së parasë dhe trendi i uljes së vlerës vazhdon drejt rënies, kjo konkludon që pagat mesatare në qershor 2012 rreth 374 eurorezultojnë nën vlerën që ka qenë më herët rreth 242 europara vendimit të Qeverisë për ngritje të pagave kjo do të thotë më e ulët se vlera aktuale e pagave mesatare, krejt këto rezultojnë me pengesa për jetesë dhe janë në disproporcion me GDP-në (të ardhurat për kokë banori).

Çmimet e karburanteve dhe energjisë elektrike në mënyrë të vazhdueshme ngritën produkte këto të rëndësishme ekonomike që ndikojnë direkt në ngritjen e çmimeve të të gjitha produkteve tjera, karburantet dhe energjia elektrike nuk duhet cilësuar si produkte luksi dhe të iu ngritët tarifat tatimore siç ka ndodhë më herët por duhet cilësuar si faktor kyç i stabilizimit të çmimeve në vend dhe të cilësohet si një mjet për kryerjen e punëve sidomos tek Bizneset përndryshe efektet anësore nga Bizneset janë direkt ngritje e çmimeve për shkak të kostos.

Kjo e gjitha ndodh fatkeqësisht për shkak të politikave ekonomike jo favorizuese investive, mungesa e planeve adekuate afatshkurtër dhe afatmesëm të shtetit, mungesa e planit për zhvillim ekonomik afatgjatë, mungesa legjislative, suficiti shtetëror, konkurrenca jo lojale – monopolistike, politikat fiskale e monetare etj. Nëse zbërthehen të gjitha këto rezultojnë me rrugë pa kahe, është mirë të identifikohen problemet në detaje dhe strategjia se si ti zgjedhim këto probleme me një fjalë te jemi më pragmatik në këtë aspekt.
Në vendet e rajonit në Shqipëri, Maqedoni dhe Shtetet të cilat kanë valutën kombëtare shkalla e rritjes së nivelit të përgjithshëm të çmimeve është më e kontrollueshme sigurisht kjo ka ndodh për shkak të monedhës së tyre kombëtare kjo rezulton një shembull të mirë edhe për Kosovën, kjo nuk është zgjidhja e problemit ekonomik por stabilizim i disa sektorëve ekonomik dhe kontrolli i brendshëm i tregut financiar nga ana e BQK-së përmes politikës monetare edhe pse nuk kemi valutë kombëtare nuk do të thotë që nuk duhet definuar qartë mundësitë tjera që do të ndihmonin në stabilizimin e çmimeve dhe evitimin e krizave të mundshme financiare.

Stimulimi i zhvillimit ekonomik përmes rritjes së prodhimit dhe Investimeve Kosova do të stabilizoj në mënyrë të konsiderueshme inflacionin në vend, si dhe në të njëjtën kohë do krijoheshin edhe burime të reja fiskale duke u manifestuar me rritjen e qarkullimit të parasë brenda vendit edhe pse faktori kyç i mungesës së keshit është eksportimi i parave për shkak të blerjes së mallrave nga vendet e jashtme. Sigurimin e një stabiliteti të çmimeve konkretisht këta janë hapa elementar që duhet të ndërmarr Shteti. Të krijohen politikat adekuate në rritjen e qarkullimit të parasë brenda shtetit, është urgjente të merren masa konkret në këtë drejtim për shkak të bilancit tregtar negativ që ka Kosova.

Këto reformime do të rezultojnë pozitivisht në zhvillim ekonomik afatgjatë në vend për arsye që mënyra e vetme e përmirësimit të bilancit tregtar është investimi dhe prodhimi, kjo është diçka bazike për zhvillim ekonomik andaj përndryshe do kemi kriza të vazhdueshme ndikime direkte dhe indirekte të krizave financiare dhe preh e këtyre krizave.