LAJMI I FUNDIT:

Rrjeti i OJQ-ve: Të ndalohet aktiviteti i dyshimtë i një shoqate islame në Podujevë

Rrjeti i OJQ-ve: Të ndalohet aktiviteti i dyshimtë i një shoqate islame në Podujevë

Rrjeti i OJQ-ve, “Demokracia fillon këtu”, ka reaguar ndaj aktiviteteve të dyshimta, siç thonë ata, të një shoqate islame me emrin “Sulejmanie” – në qytetin e Podujevës.

Sipas këtij rrjeti, organizata “ Sulejmanie” promovon mësimin e besimit islam, ndërkohë që për planprogramin, financimin dhe misionin e tyre, autoritet komunale dhe qytetarët nuk kanë asnjë informacion.


Rrjeti i OJQ-ve thotë se hapja e kësaj organizate është bërë pa dijeninë e Bashkësisë Islame në Podujevë, dhe se për hapjen e saj janë shfrytëzuar imamë të kësaj bashkësie të cilët u bëjnë thirrje të rinjve që të regjistrohen.

Shqetësuese sipas tyre, është fakti që pavarësisht se Podujeva është qytet i vogël dhe jouniversitar, kjo shoqatë ka ndërtuar konvikte ku të rinjtë do të banojnë pa shpenzime. Ata thonë se duke ditur zhvillimet globale rreth rekrutimit të të rinjve që me vonë iu janë bashkuar luftërave të huaja, kjo metodë e kësaj shoqate për zhvillimin e aktivitetit të vet është shumë e dyshimtë dhe nuk duhet lejuar.

“Komuna e Podujevës është njëra ndër komunat më të qeta dhe me më së paku të rinj që kanë devijuar në praktikimin e fesë në metoda ekstreme dhe aktiviteti i BIK-ut në Podujevë ka qenë shembull. I bëjmë thirrje Bashkësisë Islame dhe organeve të rendit që të mos lejojë aktivitetin e dyshimtë të asnjë shoqate me veprimtari të dyshuara që gjatë historikut të tyre të ekzistencës disa herë kanë ndërruar emrat për të fshehur aktivitetin e tyre”, thuhet më tutje në reagim.

Ata kërkojnë gjithashtu që me imamët që janë bërë pjesë e këtyre shoqatave, të merren seriozisht organet e BIK-ut.

“Si rrjet i OJQ-ve iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve të mos bien pre e joshjeve dhe mashtrimeve prej askujt dhe se për çështje fetare të bashkëpunojnë vetëm me Bashkësinë Islame dhe strukturat legale të tyre”, thuhet në fund të reagimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori