LAJMI I FUNDIT:

Rruga e Kombit, MTI: Tarifa për përdorimin e rrugës do të jetë 4.16 euro

Rruga e Kombit, MTI: Tarifa për përdorimin e rrugës do të jetë 4.16 euro

Tarifa për të gjitha automjetet që do të kalojnë në Rrugën e Kombit do të jetë 5 euro. Ministria e Transporteve sqaroi se tarifa që do të aplikohet vetëm për mjetet e e vogla është 4.16 euro pa përfshirë TVSH.


Shifra është llogaritur në bazë të kilometrave ku një kilometër rrugë do u kushtojë drejtuesve të mjeteve 3.63 cent. Ndërkohë që ende nuk është përcaktuar tarifa që do të paguajnë kamionët dhe autobusët, një vendim që pritet të merret në shtator.

Ministria e Transporteve ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës për nivelin e tarifës duke deklaruar se është nën mesataren e rajonit.

Kompania turke Vendeka Bilgi e cila u shpall fituese vetëm pak ditë më parë ka premtuar një investim kapital në shumën 50,6 milionë euro si dhe një investim në vazhdimësi në mirëmbajtje dhe operim të rrugës në shumën 320,6 milionë euro, rreth 110 milion euro me shumë se ofertuesi tjetër.